63 rajone, 7 qytete dhe 4 shtete anëtare janë të zgjedhura të marrin pjesë në nismën pilot “Partneritete për Inovacione Rajonale”. Qyteti Gabrovo është regjioni bullgar pjesëmarrës.
“Ne do t'u ofrojmë rajoneve dhe qyteteve ekspertizë, bashkëpunim, rrjetëzim që do t'i ndihmojë ata të tërheqin investime dhe të mobilizojnë programet e duhura për financim”, sqaroi Komisionarja e Bashkimit Evropian Maria Gabriel në një konferencë për shtypin në Bruksel.
Rajonet dhe qytetet pjesëmarrëse do të punojnë në bazë të “Manualit mbi Partneritetet për Inovacione Rajonale”. Dokumenti bazohet në tre elementë - një kornizë strategjike, një proces të bashkë krijimit me qytetarët dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatura me kushtet specifike lokale në territor. Do të inkurajohen dhe praktikat e mira, mësimi përmes eksperimentimit dhe forcimi i kapacitetit të ekosistemeve rajonale për inovacione.
Gjatë muajit korrik Komisionarja Evropiane bullgare Maria Gabriel do të prezantojë një program të ri evropian për inovacionet:

“Ai do të punojë për stimulimin e inovacioneve në çdo një regjion në Evropë. Vala e re e inovacioneve sjell zgjidhje konkrete të problemeve, me të cilat ndeshet çdo një prej nesh në çdo një vend të populluar në fushën e transportit, energjetikës, bujqësisë. Sot duhet të bëjmë kështu që, çdo një novator të mund të ketë një akses të lirë tek një regjion tjetër, me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe krijimin e pazareve për produktet dhe shërbimet e tij, pavarësisht se në cilin rajon gjendet.”
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..