Në rrugët e Gabrovës sërish do të ketë një paradë të karnavalit, e cila ishte ndërprerë në vazhdim të dy viteve për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edicioni i sivjetshëm i aktivitetit-emblemë të qytetit të humorit dhe satirës është nën moton "Çfarë të ndodhë, kur të ndodhë", që është shkruar në dialekt dhe i referohet drejtpërdrejt simbolit të karnavalit - maces me bisht të prerë, dhe virusit që i shkaktoi kaq shumë probleme njerëzimit.

Aktiviteti i madh i qytetit do të nisë më 21 maj në orën 18:30. Në të do të shohim mbi 60 piktura. Në përgatitjen e ngjarjes kanë marrë pjesë dhjetëra skenaristë, regjisorë, rrobaqepës të kostumeve të karnavalit, pjesëmarrës dhe artistë të ndryshëm të fushës së satirës. Pas përfundimit të paradës sa karnavalit, në skenën e sheshit “Vëzrazhdane” do të luajnë grupe të njohura bullgare, si Ostava, C-Block, Culture Beat, C + C Music Factory dhe Funky Monkeys. Në orën 22.00 fillon një shfaqje e madhe dritash në qiell mbi Gabrovo. Të nesërmen – më 22 maj, humori i karnavalit do të vazhdojë me festivalin “Rruga” në pedonalen “Radecka”, ndërsa pasdite nëpër sheshin “Vëzrazhdane” simbolikisht do të kalojë parada tradicionale e Big Bend-it.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivi
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...