Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi si lajm të rremë informacionin se është angazhuar personalisht me heqjen e vetos mbi negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Ai i cilësoi me të njëjtin kualifikim edhe akuzat e GERB-it se biznesi nuk merr kompensim të plotë për rrymën e shtrenjtë. Kryeministri tha gjithashtu se pagesat për gazin natyror rus do të jenë në "monedhën normale", pasi ka marrë garanci nga Komisioni Evropian. Pyetjes nëse ka rrezik që Bullgaria të mbetet pa gaz nëse Greqia refuzon të paguajë në rubla, ai iu përgjigj: "Unë nuk mendoj se shteti rus mund t’i lejojë vetes të humbasë të gjithë Bashkimin Evropian".
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..