Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe bibliotekarët protestojnë

Foto: BGNES

Bibliotekarët hynë në një grevë paralajmëruese njëorëshe për dështimin e shtetit për të përmbushur një marrëveshje për pagat fillestare minimale. Përfaqësuesit e sindikatave thanë se bibliotekat janë detyruar të punojnë në kushtet e standardeve të pranuara, por të paplotësuara për shërbimet bibliotekare dhe në kushtet e një financimi jashtëzakonisht të pamjaftueshëm nga Ministria e Kulturës. “Këto rrethana na vënë përballë pamundësisë për të kryer funksionet tona të rëndësishme publike”, theksuan ata.

Sindikata “Podkrepa” kërkoi që buxhetet e bibliotekave rajonale të rriten me 40 për qind, ndërsa Konfederata e Sindikatave të Pavarura KNSB kërkoi rritjen e subvencioneve për të gjitha degët e kulturës me 25 për qind.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet që nuk pranojnë sanksionet e BE-së ndaj Izraelit

Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..

botuar më 25-09-17 1.44.MD

Nis fushata kombëtare “Ndiq rrugën e verës”

Ministri i turizmit i Bullgarisë, Mirosllav Borshosh, prezantoi në Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) fillimin e fushatës kombëtare “Ndiq rrugën e verës” ( Wine leads the way ), që synon të promovojë turizmin e verës në Bullgari. Kjo nismë vjen në..

botuar më 25-09-17 10.42.PD

Parashikimi i motit për 17 shtatorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira më shpesh të konsiderueshme. Në disa vende nga veriperëndimi në juglindje do të bjerë shi, me reshje..

botuar më 25-09-16 7.40.MD