Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.
Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.
Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.
Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..