Kryeministri bullgar Kirill Petkov nuk u angazhua me afatet për heqjen e vetos bullgare për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Ai e tha këtë pas takimit të mbrëmshëm në Romë me Kryeministrin e fqinjit tonë perëndimor Dimitër Kovaçevski. Petkov tha se do të zhvillojë bisedime me Presidentin Rumen Radev dhe do të bëjë çdo përpjekje për të mbledhur Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për të paraqitur një raport mbi përparimin në marrëdhëniet dypalëshe gjatë gjashtë muajve të fundit. “Gjëja më e rëndësishme për të dy qeveritë për momentin është të kenë një dialog konstruktiv”, tha Petkov. Në takimin e dy kryeministrave morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski e cilësoi takimin si “jashtëzakonisht konstruktiv”, njoftoi BNR “Horizont”. Sipas tij, u ra dakord që bisedimet në nivel të ministrive të jashtme të vazhdojnë për të arritur një dokument që do të jetë i pranueshëm si për Sofjen ashtu edhe për Shkupin dhe do të vendosë bazën për zgjidhjen e çështjeve të hapura, njoftoi BGNES.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..