Investimet, tregtia dhe kultura – këto ishin pikat kryesore të vizitës së Jorge Capitanich në Sofje, guvernatorit të provincës Chaco të Argjentinës dhe zyrtarit më të lartë të vendit që ka ardhur në Bullgari në vitet e fundit. Vizita e tij kishte për qëllim mbështetjen e planeve të rëndësishme të investimeve dhe përvijimin e hapave të ardhshëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në shumë fusha.
Një hap në këtë drejtim ishte takimi i tij me Drejtorin në detyrë të Drejtorisë së Përgjithshme për Marrëdhëniet Dypalëshe dhe Drejtor i Drejtorisë për Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadori Petër Krajçev, gjatë të cilit u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet Bullgarisë dhe provincës Chaco. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rezultatet e arritura deri më tani.
“Me Petër Krajçevin diskutuam për projektet e ardhshme që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik, thellimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe planet në fushën e kulturës, shkencës, teknologjisë dhe arsimit. Kjo nënkupton një shkëmbim studentësh dhe zhvillimin e bioteknologjisë moderne të kafshëve dhe bimëve – një fushë në të cilën të dyja vendet kanë arritur suksese të rëndësishme”, tha guvernatori Capitanich gjatë një konference për shtyp në Sofje.
Sfidat me të cilat përballet Evropa si rezultat i luftës në Ukrainë kërkojnë mënyra të reja për furnizimin me ushqim dhe gaz. Në lidhje me këtë, Jorge Capitanich shtoi: "Argjentina mund të rrisë prodhimin e saj për të përballuar mungesat e ushqimit dhe gazit në mbarë botën. Vendi ka depozitën e dytë më të madhe në botë të gazit dhe naftës jokonvencionale.
Lidhur me investimet e ardhshme bullgare në Argjentinë, guvernatori Capitanich tha:
“Vitin e kaluar, një grup investitorësh bullgarë vendosën të zhvillojnë një biznes me luledielli në provincën e Chacos. Për shkak të pandemisë, ata nuk mundën të udhëtonin atje, por takimi ynë aktual ishte shumë i frytshëm. Grupi tjetër i investitorëve dëshiron të punojë mbi projekte që lidhen me përdorimin e energjisë diellore. Pjesa veriore e Argjentinës është shumë e zhvilluar në këtë zonë, duke përfshirë Chacon.”
Provinca Chaco është e njohur si "Bullgaria e Vogël" për shkak të diasporës së madhe bullgare që jeton atje dhe numëron më shumë se 8000 njerëz. “Bullgarët në Chaco punojnë në fusha të ndryshme. Ata janë integruar shumë mirë dhe kanë mbajtur postet më të larta shtetërore, si guvernator dhe zëvendësguvernator”, tha Jorge Capitanich, duke kujtuar se guvernatori i provincës Chaco nga viti 1983 deri në vitin 1987 ishte Florencio Tenev dhe zv/guvernatori - Juan Carlos Ivanov, të dy me origjinë bullgare.
Guvernatori Capitanich u takua gjithashtu me Nënpresidenten Ilijana Jotova, me të cilën diskutuan mënyrat për të forcuar kontaktet me komunitetin bullgar në Chaco. I ftuari i ka dërguar një ftesë Nënpresidentes së Bullgarisë për ta vizituar Argjentinën.
Një fakt pak i njohur dhe interesant për Resistencia, kryeqytetin e provincës së Chacos, është se që nga viti 1988 ajo ka pritur Bienalen Ndërkombëtare të Skulpturës, e cila pritet të bëhet pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Anëtar i jurisë së edicionit të sivjetshëm të Bienales do të jetë skulptori bullgar Todor Todorov, ndërsa pjesë e 700 skulpturave të ekspozuara në Chaco janë veprat e tre artistëve bullgarë të cilët ndër vite kanë marrë pjesë në këtë forum.
Në vitin 2021 festuam 90 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Guvernatori Capitanich vuri në dukje edhe binjakëzimin e qyteteve bullgare dhe argjentinase si një arritje shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Pritet të nënshkruhen marrëveshjet e binjakëzimit me Rakovskin, Plovdivin dhe Rusen.
Guvernatori i rajonit të Argjentinës Chaco, Jorge Capitanic, ka një lidhje të fortë me rajonin e Ballkanit dhe Bullgarinë, sepse rrënjët e tij familjare janë në Mal të Zi. "Unë e njoh historinë bullgare sepse është edhe historia ime," ta në përfundim ai gjatë një takimi me gazetarët në Sofje.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook /Jorge Milton CapitanichPresidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..