Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.
Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.
Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.
“Më puth”:
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan ErmenkovKëngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar..
DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në..
Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i..