Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.
Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.
Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.
“Më puth”:
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan ErmenkovMë 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një..
E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë...
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën..