Rojet kufitare bullgare rrahin, grabitin dhe zhvishen refugjatët afganë që përpiqen të hyjnë në Bullgari. Këtë e pohon Human Rights Watch në një raport të posaçëm për kthimet e paligjshme, sipas ligjit ndërkombëtar, të njerëzve përtej kufirit midis nëntorit 2021 dhe prillit 2022.
14 nga viktimat pretendojnë se policët bullgarë i kanë rrahur dhe më pas i kanë kthyer me forcë përtej kufirit. Në 10 prej rasteve, rojet kufitare kanë përvetësuar sendet e emigrantëve, i kanë zhveshur, duke i lënë këmbëzbathur vetëm me të brendshme në temperaturat e dimrit.
Në asnjë nga rastet policia nuk u ka siguruar migrantëve mundësinë për të aplikuar për azil, siç kërkohet në përputhje me legjislacionin bullgar.
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..