Presidenti Rumen Radev bisedoi në telefon me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Të dy diskutuan situatën në Ukrainë dhe mjedisin e sigurisë në rajon. Radev dhe Duda shprehën solidaritetin me popullin ukrainas dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kievit. Ata diskutuan gjithashtu zgjerimin e NATO-s, si dhe forcimin e potencialit mbrojtës të Aleancës. Të dy presidentët diskutuan еdhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha për CNBC se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë i kujdesshëm me përdorimin e furnizimeve me energji si armë.
Petkov tha se nuk i vjen keq për vendimin për të refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet me gaz në rubla dhe Bullgaria i tregoi Putinit "se mund të mbetet stabile, se varësia e gazit nuk mund të jetë një mënyrë për të ndikuar në politikën tonë të jashtme, se ne si evropianë , mund të përballojmë presionin." Në këtë mënyrë Bullgaria tashmë ka zënë një pozitë udhëheqëse në BE, mendon Petkov.Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..