Rreth 95 000 refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Bullgari. Më pak se 60 000 janë në hotele, tha për BNR Krasimira Veliçkova, një këshilltare e zëvendëskryeministres Kalina Konstantinova.
"Mbi 400 hotele kanë miratuar programin e ri, i cili ofron ndihmë prej 15 leva në ditë për një person të akomoduar. Sot është afati i fundit për këtë regjistrim. Rreth 22 mijë persona që janë aktualisht në hotele do të qëndrojnë në to, sepse hotelet e tyre janë regjistruar në program dhe do të vazhdojnë të kujdesen për refugjatët."
Regjistrimet e mysafirëve të tjerë të hotelit janë ende në vazhdim. Ka mbi 35 000 shtretër për të gjithë ata që do të zhvendosen nga hotelet e tyre aktuale, tha Veliçkova. Më shumë se 25 000 ukrainas janë regjistruar tashmë për t'u zhvendosur në strehimin e tyre të ri.Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..