70 000 bullgarë, ose 1% e popullsisë në vitin 2020, kanë zotëruar 18,3% të të ardhurave kombëtare, ose mbi 11,25 miliardë euro. Në vitin 2005, i njëjti 1% ka zotëruar 11.2% të PBB-së, ose 2.4 miliardë euro. 15 vjet më vonë më të pasurit janë bërë 5 herë më të pasur. Në vitin 2005, më të pasurit kanë qenë 10% dhe kanë zotëruar 34.6% të të ardhurave kombëtare. Në vitin 2020, ata tashmë mbajnë 43.6%.
Në vitin 2005, 50% e bullgarëve më të varfër kanë pasur 19.6% të PBB-së. 15 vjet më vonë, të njëjtat 50% të më të varfërve kanë vetëm 16.4% të produktit kombëtar.
Një përqendrim i tillë i burimeve në gjithnjë e më pak njerëz dëmton rritjen ekonomike dhe minon konkurrencën, tha për gazetën 24 Çasa, Ljubosllav Kostov, drejtor i Institutit për Kërkimet Sociale dhe Sindikaliste.Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..