Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE - fokus në diskutimin “Zërat bullgarë për Evropën”

Andrej Kovaçev: Anëtarë të rinj të familjes evropiane, por kur kapërcejnë pengesat që i mbajnë në të kaluarën

Foto: arkiv

Presioni ndaj Bullgarisë për qëndrimin e saj për të mos lejuar fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE do të zvogëlohet në mënyrë drastike pas disa javësh, është i bindur eurodeputeti bullgar Angell Xhambazki. Ai shprehu qëndrimin e tij gjatë diskutimit “Zërat bullgarë për Evropën” organizuar nga BTA. Arsyeja e kësaj deklarate është garancia që ka marrë nga kryeministri shqiptar Edi Rama se vendi i tij do të kërkojë një ndarje të bisedimeve me dy vendet, gjë që do t’i lejojë Shqipërisë t’i nisë ato më herët.

Integrimi evropian është një rrugë me dy drejtime, kujton tezën e tij të vjetër dhe eurodeputeti Andrej Kovaçev. Sipas tij, anëtarët me të drejta të plota të BE-së janë të gatshëm të pranojnë vendet e tjera kandidate, por ata duhet të kapërcejnë pengesat dhe lidhjet me të kaluarën që i pengojnë në rrugën e tyre drejt së ardhmes.

BE duhet të shikojë përtej kufijve të 27 vendeve të saj dhe të marrë në konsideratë zgjerimin e mundshëm”, tha eurodeputeti bullgar Illhan Kjuçuk, gjatë diskutimi të organizuar nga klubi i shtypit i BTA në Shkup. Sipas tij, “nëse kjo nuk ndodh, bashkimi do të zëvendësohet nga një lojtar tjetër gjeopolitik si Rusia, Kina apo një fuqie tjetër, sepse nuk ka vakum në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Bashkimi Evropian pritet të bëjë një tjetër transformim të rëndësishëm, përkatësisht “të thyer pajtimin e të qenit xhuxhi gjeopolitik dhe të bëjë rrugën drejt pozicionit udhëheqës në arenën ndërkombëtare”.

Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane Andrej Kovaçev e vuri theksin mbi një nga mekanizmat kyç në procesin e vendimmarrjes së BE-së - unanimitetin.

“Duhet të ndahemi me unanimitetin si mënyrë për të marrë vendime në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe të kërkojmë ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë - është i bindur Kovaçev. - Arsyeja është se ne jemi pjesë e një bote globale sfiduese në të cilën nuk mund të lejojmë të varemi nga ndikimi ose nga ajo që po ndodh në një vend ose në një tjetër në botë që do të na pengojë të marrim vendime kyçe për të ardhmen."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD
Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD