Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria miratoi një plan për vënien e euros në qarkullim

Asen Vasilev
Foto: gov.bg

Qeveria miratoi një plan për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Në një konferencë në Këshillin e Ministrave, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev shpjegoi se ky është një plan operativ që u jep afate dhe detyra të qarta bankave dhe institucioneve të pagesave dhe shtetërore, si të aplikohet saktësisht euro, si të konvertohet duke përfshirë depozitat dhe huat.  Sipas Vasilev, një sërë ndryshimesh legjislative janë në vijim, duke përfshirë një amendament në Ligjin për Bankën Popullore Bullgare, dhe diskutimet publike dhe ekspertësh për anëtarësimin tonë në zonën e euros do të vazhdojnë. Për mbrojtjen e konsumatorit parashikohet një periudhë prej tre muajsh para vënies së euros në qarkullim dhe nëntë muaj pas kësaj, në të cilën çmimet e mallrave dhe shërbimeve do të publikohen në leva dhe euro. Qëllimi është që tregtarët e paskrupull të mos përfitojnë nga konvertimi i valutave për të rritur çmimet, tha Asen Vasilev.

Ministrat e së majtës votuan kundër, duke iu referuar marrëveshjes për formimin e qeverisë. Aty thuhet se vendimi do të merret pasi Banka Popullore Bullgare do të analizojë efektet. Një analizë e tillë ende nuk është përgatitur, theksojnë nga BSP.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD