Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BERZH do të mbështesë reformat në Bullgari

Foto: Këshilli i Ministrave

Në prani të Kryeministrit Kirill Petkov, Ministri i Financave Asen Vasilev dhe kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - /BERZH/ Odile Reno-Basso nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.

Në dokument, Institucioni Financiar Ndërkombëtar thekson se do të ndihmojë qeverinë bullgare në zbatimin e reformave strukturore dhe zbatimin e projekteve të financuara nga fondet e BE-së në periudhën programore 2021-2027. Institucioni në fjalë do të mbështesë gjithashtu projektet në sektorin e energjisë të përfshira në Planin bullgar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Plani, i financuar me 6.3 miliardë euro nga BE, përfshin projekte dhe reforma në kujdesin shëndetësor, arsim, transport, energji dhe digjitalizim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv është mikpritës i një forumi për turizmin e verës

Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..

botuar më 25-10-06 9.53.PD

Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar

Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..

botuar më 25-10-05 10.10.PD

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD