Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në sallën e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit. “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ paraqet historinë e një qengji të vogël të shfaqur me ndihmën e teknikës klasike të animacionit. Subjekti i filmit është pjesërisht i frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grimm "Kësulëkuqja".
Kryetari i jurisë ishte regjisori argjentinas dhe anëtar i Akademisë së Hollivudit, Juan Pablo Saramella. Pas festivalit, Saramella do të mbajë një klasë master në Bullgari për studentët. Këtë vit, programi i festivalit në Sofje përfshiu 120 filma të përzgjedhur nga gjithsej 2700 tituj nga 98 vende.Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të..