Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në sallën e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit. “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ paraqet historinë e një qengji të vogël të shfaqur me ndihmën e teknikës klasike të animacionit. Subjekti i filmit është pjesërisht i frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grimm "Kësulëkuqja".
Kryetari i jurisë ishte regjisori argjentinas dhe anëtar i Akademisë së Hollivudit, Juan Pablo Saramella. Pas festivalit, Saramella do të mbajë një klasë master në Bullgari për studentët. Këtë vit, programi i festivalit në Sofje përfshiu 120 filma të përzgjedhur nga gjithsej 2700 tituj nga 98 vende.Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest. Veprimtaria do të mbahet nga 24..
Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5 qershor, do të mbahen mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve..
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..
Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e..