Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithnjë e më shumë refugjatë ukrainas po kthehen në atdheun e tyre

Foto: EPA/BGNES

Në ditën e dytë të zhvendosjes së refugjatëve ukrainas, nga Varna për në brendësinë e vendit u nisën 78 nga 140 personat e planifikuar. Gati 300 refugjatë nga 3 hotele në Sllënçev Brjag u larguan me autobusë drejt stacionit hekurudhor të Burgasit për t'u transportuar në bazat në brendësi të vendit. Shumë prej tyre ankohen se askush nuk mund t'u thotë se ku, në cilën bazë do të akomodohen, tha korrespondentja e BNR Radio Burgas, Daniella Kostadinova.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 5000 ukrainas janë larguar nga Bullgaria në 24 orët e fundit. Viktor Andrusiev, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha se 60%, ose 4.8 milionë nga 7.6 milionë refugjatët e vendit janë kthyer në Ukrainë deri më 30 maj dhe procesi po vazhdon.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike

Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..

botuar më 25-03-04 9.11.PD

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD