Stina aktive verore në kompleksin tonë më të madh në Detin e Zi nis zyrtarisht më 1 qershor, por këtu akoma që nga fillimi i majit ka një gjallërim. Mysafirët e parë të verës janë kryesisht nga Britania e Madhe, Polonia dhe Gjermania - mësojmë nga Teodor Pastarmaxhiev, anëtar i Bordit Drejtues të Bashkimit të Pronarëve në Sllënçev Brjag. Sipas tij, pritjet për verën e vitit 2022 në vendpushim janë mesatarisht optimistë.Pse?Sepse ka pasiguri në industri. Pas pandemisë dhe udhëtimeve ndërkombëtare ende të pa rifilluara plotësisht, lufta në Ukrainë i ka bërë turistët të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. “Supozojmë se pjesa më e madhe prej tyre presin deri në momentin e fundit zhvillimin e situatës, që të mund të marrin vendim për pushimin e vet” - thotë Pastarmaxhiev dhe shton: “Dallimi mes sezonit të kaluar dhe këtij është se atëherë kishte kufizime shumë të mëdha në udhëtimet ndërkombëtare.Shumica dërrmuese e operatorëve turistikë, duke përfshirëdhe operatorët britanikë kishin anuluar fare programet e tyre të fluturimit. Edhe sikur ndonjë turist britanik të donte të na vizitonte, ai nuk kishte sesi të vijë. Tani kjo nuk është kështu, të gjitha programet janë të hapura, avionët fluturojnë dhe çdo një mund të vizitojë Bullgarinë.”
Teodor Pastarmaxhiev nuk ndan frikësimet e kolegëve të tij se lufta dhe zbatica e turistëve rus do të ndikojnë “negativisht” mbi sezonin e sivjetshëm. “Turistët rus ne i humbëm akoma përpara shumë kohësh, shumë përpara pandemisë dhe përpara luftës, për shkak të një sërë faktorëve” - thotë ai dhe shton se aktualisht qytetarët rusë në Sllënçev Brjag dhe në rajon janë kryesisht pronarë të pronësive të paluajtshme në vendin tonë, por nuk janë në kategorinë e turistëve. Por, ama humbja e turistëve ukrainas mundet deri diku të ushtrojë ndonjë ndikim.
Aktualisht refugjatët ukrainas nga lufta janë të strehuar në disa nga hotelet në Sllënçev Brjag, kurse një pjesë nga të ardhurat dhe mbështetja e tyre mbulohet nga shteti bullgar. “Megjithatë, këta qytetarë ukrainas zënë një pjesë shumë të vogël të bazës sonë të hotelit dhe nuk e rrezikojnë sezonin”, thotë Pastarmaxhiev, duke shtuar:
“Zyrtarisht këtu kishte midis 25 dhe 30 mijë veta, të regjistruar mbi këtë program për të ndihmuar nga qeveria të ukrainasve të cilët ikin nga lufta. Në rajon disponojmë të paktën 300 mijë shtretër. Kjo do të thotë se vetëm 10% nga baza e shtretërve është e zënë prej qytetarëve ukrainas. Kjo zënie e ulët mbase nuk mundet të krijojë probleme të rëndësishme, aq më tepër se gjatë rreth dhjetë ditëve të fundit po vihet re një tendencë që qytetarët ukrainas të largohen nga hotelet tona”.
Një pjesë prej tyre kthehen në shtëpi, kurse një pjesë tjetër u drejtohet bazave shtetërore për strehim nëpër vend. Ka dhe një problem tjetër mjaft të rëndësishëm, i cili peshon mbi industrinë - këto janë çmimet galoponte. Lëndët e para, lëndët djegëse, energjia, ushqimi etj. shtrenjtohen në vazhdën e konfliktit ushtarak.Në këtë sfond, rritja e çmimeve të paketave dhe shërbimeve turistike pritet të vazhdojë.
“Kjo e cila po vizatohet, është rritja e çmimeve të paketave të propozuara me të paktën 20%, dhe kjo me kusht se nuk e dimë se cilat do të jenë çmimet e energjisë elektrike gjatë muajit korrik dhe gusht. Kjo na vë në një pozicion të vështirë të mund të planifikojmë dhe të formojmë çmimet për një periudhë të gjatë kohe përpara” - thotë Pastarmaxhiev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: sunnybeach.com
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..