Më 18 qershor do të mbahet për herë të 15-të Sofia Pride - një procesion dhe një koncert në mbështetje të komunitetit LGBTI. Motoja e ngjarjes është "Të jesh krenar". Një pjesë e të ardhurave do të dhurohen për Kiev Pride.
Për herë të parë në kryeqytet hapet Qendra Informative Pride, ku të gjithë mund të marrin informacione për ngjarjet e ardhshme, tha organizatori Simeon Vasilev. Ai ftoi qytetarët që të vijnë në aktivitet edhe nëse kanë frikë nga provokimet nga organizatat e ekstremit të djathtë. "Njerëzit do të shohin një Bullgari tjetër, plot me njerëz të rinj, “shumëngjyrësh” të lumtur që janë pjesë e një komuniteti," tha ai.
Në mesin e mbështetësve të aktivitetit është edhe Ambasada Amerikane në Bullgari.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..