Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbarështuesit e shpendëve janë gati për një protestë kombëtare

Foto: arkiv

Shoqata e Mbarështuesve Industrialë të Shpendëve ka shpallur gatishmëri për protestë kombëtare. Mbarështuesit e shpendëve paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk do të dëgjohen deri në datën 8 qershor, do të organizojnë gara për qitje me vezë para Këshillit të Ministrave, ku do të synojnë portretet e ministrave përgjegjës për falimentimet në këtë sektor.

Kërkesat e tyre janë ulje 5% e TVSH-së, mbështetje për masat kundër Covid-it me buxhetin e krizës të siguruar nga Komisioni Evropian për humbjet ekonomike të prodhuesve, si dhe hapje e një linje kredie përmes Fondit Shtetëror "Bujqësia" për kreditë me interes të ulët për blerjen e foragjerit. Para Radios Kombëtare Bullgare, kryetari i shoqatës, Daniell Bozhankov, tha se deri më tani e vetmja mënyrë për t'u përballur me serinë e krizave për fermerët e shpendëve është të marrin gjithnjë e më shumë kredi nga bankat tregtare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD