Kushdo që ndihmon me informacione për zbulimin e taksave të fshehura dhe të kontributeve të papaguara të sigurimeve shoqërore duhet të marrë një bonus 10% prej shumës së fshehur. Këtë e parasheh një paketë masash për luftimin e efekteve të inflacionit dhe mbledhjen më të mirë të taksave dhe sigurimeve shoqërore, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Iskren Mitev për Nova TV. Sipas projektit, do të sigurohet anonimiteti i dërguesve të sinjalit. Shuma e raportuar duhet të jetë mbi 3000 leva /1 533 euro/.
Aktualisht gjithashtu mund të dërgohen sinjale të tilla, por pa marrë bonus. Sipas Mitevit, nëse masa miratohet dhe hyn në fuqi, ndikimi i saj në buxhetin e shtetit pritet të jetë qindra milionësh.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..