Bullgaria nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Gazprom për furnizimin me gaz natyror, sepse kompania është dëshmuar si një "partner jo i besueshëm", tha zëvendëskryeministri Asen Vasilev në komisionin parlamentar të buxhetit. Kontrata aktuale skadon në fund të dhjetorit. Sipas Vasilevit, gazi natyror rus aktualisht nuk blihet në Bullgari sepse kompania ruse ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme zbatimin e saj. “Gazprom vendos se cili vend do të pranojë pagesa dhe cili jo”, tha ai, duke shtuar se vendi ynë aktualisht po blen gaz nga Azerbajxhani dhe Amerika. Informacioni i përket gazetares Marta Mlladenova.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..