Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë ndryshime ligjore për të mbështetur integrimin gjuhësor të fëmijëve të bullgarëve të lindur jashtë vendit ose që kanë kaluar një kohë të gjatë atje. Ideja është që ata të mund të vazhdojnë arsimin e tyre plotësisht në shkollat bullgare. Përfaqësues të Ministrisë dhe të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Vendit diskutuan këtë çështje në komisionin përkatës parlamentar.
Sipas kryetares së Komisionit Antoaneta Coneva, mësimi i bullgarishtes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kthimin e familjeve bullgare në vendlindje. Bojanka Ivanova nga Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit tha se fëmijët bullgarë që nuk е dinë bullgarisht përballen me një pengesë gjuhësore në Bullgari. Ndaj Asociacioni propozon organizimin e programeve shtetërore 3-vjeçare për trajnime shtesë dhe përshtatje në mjedisin arsimor të nxënësve të ardhur nga jashtë. Tani ata po e përmirësojnë nivelin e zotërimit të bullgarishtes në shkollat private.Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..