“Bullgaria Demokratike” - një nga katër formacionet në koalicionin qeverisës, do të paraqesë një projektvendim për të hetuar aktivitetet e “Llukoill”, njoftoi para BNR zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Energjinë, Ivajllo Mirçev.Sipas tij, rafineria e naftës në Burgas deri më tani ka mbrojtur interesin rus sesa bullgar. “Aksioni i artë i shtetit ka ushtruar kontroll në favor të interesave ruse deri më tani”, tha ai. Sipas tij, do të duhen disa muaj që rafineria të rikonfigurojë instalimet e saj dhe t’i bëjë ato të punojnë me naftë jo-ruse. Ivajllo Mirçev po ashtu tha se do të ketë konkurs për përfaqësues të ri të shtetit në “Llukoill”.
Mbi 420 milionë euro u dërguan nga bullgarët që punojnë jashtë vendit tek të afërmit dhe miqtë e tyre në tremujorin e parë të vitit. Shuma është 66 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga qendra kërkimore "Trend" e porositur nga kompania “Health Metrics”. 42% e të anketuarve kanë..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan të kujtojnë se pas çdo historie, identiteti dhe kauze ka njerëz të vërtetë - me ndjenjat e tyre,..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot..