“Bullgaria Demokratike” - një nga katër formacionet në koalicionin qeverisës, do të paraqesë një projektvendim për të hetuar aktivitetet e “Llukoill”, njoftoi para BNR zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Energjinë, Ivajllo Mirçev.Sipas tij, rafineria e naftës në Burgas deri më tani ka mbrojtur interesin rus sesa bullgar. “Aksioni i artë i shtetit ka ushtruar kontroll në favor të interesave ruse deri më tani”, tha ai. Sipas tij, do të duhen disa muaj që rafineria të rikonfigurojë instalimet e saj dhe t’i bëjë ato të punojnë me naftë jo-ruse. Ivajllo Mirçev po ashtu tha se do të ketë konkurs për përfaqësues të ri të shtetit në “Llukoill”.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..