Në lidhje me ditën e 100 të luftës në Ukrainë, Komuna e Sofjes shpalosi në sheshin “Sllavejkov” një kanavacë blu prej 100 metrash, ku qytetarët do të mund të vendosin një lule të verdhë në shenjë simpatie me qytetarët ukrainas. Ideja është që në këtë mënyrë ata të formojnë flamurin kombëtar të Ukrainës. “Sofja, si një kryeqytet evropian, duhet të shënojë këto njëqind ditë të trishtuara”, tha nënkryetari i bashkisë Mirosllav Borshov, duke i bërë thirrje njerëzve të nderojnë viktimat e pafajshme dhe të shprehin solidaritetin me popullin ukrainas. Një buqetë me lule të verdha tashmë vendosi Ambasadorin ukrainas Vitalij Moskalenko. Instalimi do të qëndrojë në sheshin qendror të qytetit deri në fund të ditës.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..