Deputetët e “BSP-së për Bullgarinë” dhe të "Ka një popull të tillë" kërkuan që deputetët e partisë “Vëzrazhdane” të sanksionohen për shkak të krijimit të panikut. Gjatë kontrollit parlamentar blitz, Conço Ganev nga “Vëzrazhdane” e pyeti qeverinë nëse e kanë informuar Agjencinë Rregullatore Bërthamore dhe IAEA se në fund të majit, pas riparimit vjetor të planifikuar të bllokut 5 të centralit atomik “Kozlloduj”, është shpërthyer një zjarr, duke kërcënuar sigurinë bërthamore. Zëvendëskryeministri Asen Vasilev tha se nuk ka marrë një raport nga Agjencia Rregullatore Bërthamore për një incident në central. Në një deklaratë nga centrali bërthamor “Kozlloduj”,është shënuar kategorikisht se njoftimett për një zjarr në central nuk përputhen me të vërtetën.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..