Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, është kategorik kryeministri bullgar

Severodoneck, 6 qershor 2022
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, tha kryeministri Kirill Petkov në përgjigje të një kërkese të ambasadorit ukrainas Vitalij Moskalenko për artileri dhe sisteme raketore të epokës sovjetike. Ai përkujtoi se kjo çështje tashmë është diskutuar dhe ka një vendim të Kuvendit Popullor i cili nuk përfshin sigurimin e armëve.. “Ne bëmë mjaft për të mbështetur Ukrainën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai, duke iu referuar kujdesit për refugjatët, ndihmave humanitare të dërguara dhe riparimit të automjeteve luftarake.

Në ditën e 105-të të luftës në Ukrainë, luftimet për Severodoneck vazhdojnë. Rreth 800 civilë fshihen në një fabrikë kimike në qytet, ku po zhvillohen luftime midis trupave ukrainase dhe ruse, njoftoi AFP. Mes tyre ka punëtorë që përpiqen të parandalojnë shpërthimin e kimikateve të depozituara në fabrikë. Ndërkohë, Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu tha se trupat ruse morën nën kontroll zonat e banuara në Severodoneck dhe po përparojnë në zonën industriale. Vollodimir Zelenski njoftoi se ushtria ukrainase, edhe pse më e vogël, po mbante qytetin dhe mund ta fitojë betejën. Presidenti i Ukrainës bëri thirrje për më shumë armë dhe për furnizim më të shpejtë. Ai ishte i bindur se vendi i tij nuk do të pranojë një ngërç në fushën e betejës dhe se qëllimi i tij është të rimarrë kontrollin e territorit të pushtuar nga Rusia.

Portet ukrainase Berdjansk dhe Mariupoll, të pushtuara nga forcat ruse, janë çminuar dhe janë gati të rifillojnë furnizimet me grurë, tha Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu. Turqia vazhdon të negociojë me Ukrainën dhe Rusinë për të krijuar një korridor detar për eksportet e grurit ukrainas, njoftoi Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar. Diplomati i parë rus, Sergej Llavrov, mbërriti mbrëmë në Ankara për të diskutuar me homologun e tij, Mevljut Çavushogllu, perspektivat e rifillimit të bisedimeve të paqes me Ukrainën.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Avokatët do të protestojnë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë..

botuar më 24-10-25 5.10.PD

Parashikimi i motit për 25 tetorin 2024

Paraditen e së premtes rreth pellgjeve ujore dhe ultësirave do të ketë mjegull, ndërsa në luginat do të formohen ngrica. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 6°, në Sofje 2°. Maksimumi..

botuar më 24-10-24 7.35.MD
Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të përfshijë bullgarët në kushtetutë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se fqinji ynë duhet të bëjë ndryshimet e pritura kushtetuese,..

botuar më 24-10-24 5.28.MD