Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u evidentuan 168 raste të reja me koronavirus nga 4140 testet e kryera. 4 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. 58 për qind e të sapoinfektuarve nuk kishin vaksina.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 75, në Plovdiv - 11 dhe në Bllagoevgrad - 9.
Në spitale trajtohen 312 pacientë, 28 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 73 për qind e 30 personave të porsapranuar nuk kanë vaksina. Të dy të vdekurit me Covid të konfirmuar nuk ishin të vaksinuar.
Rastet aktive janë 71 016.
Të martën u dhanë 418 doza vaksinë kundër koronavirusit. 2 060 099 persona janë me imunizim të përfunduar. 759 846 kanë gjithashtu një dozë përforcuese.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..