Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 qershorin 2022

Mot me shi me temperatura të matura

Foto: arkiv

Të enjten mbi pjesën dërmuese të vendit do të mbahet mot me re. Në shumë rajone do të ketë reshje me bubullima. Do të ketë kushte për breshër. Era mbi pjesën dërmuese të vendit do të jetë e lehtë, në rajonet lindore deri në të matur. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23 – 28 gradë, në Sofje afro 23.

Mbi malet do të ketë re grumbullore dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra me bubullima dhe breshër. Do të fryjë erë e matur nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 m do të jenë afro 17 gradë, në 2000 m – përafërsisht 10.

Mbi bregdetin e Detit të Zi vranësia do të jetë e konsiderueshme me reshje të shkurtra më në veçanti në bregdetin jugor, do të fryjë erë e matur juglindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 21 – 23 gradë, aq sa edhe të ujit detar. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD