Gjatë Luftërave Ballkanike, dhjetëra mijëra bullgarë janë larguar nga Trakia Lindore për të shmangur sundimin osman dhe kanë rënë viktimë të ushtrisë perandorake dhe bashibozukut. Duke i braktisur vendet e tyre të lindjes, ata shpërngulen nëpër vise të ndryshme të Bullgarisë së çliruar. Një prej tyre është lokaliteti “Sokata” në bregun e Detit të Zi, riemërtuar nga banuesit në “Sarafovo”- në emër të “shpëtimtarit të refugjatëve” inxhinierit Stoimen Sarafov.
“Pas muajsh të tërë të një bredhjeje, 56 familjet e para të refugjatëve trakë – njëra prej të cilëve e gjyshërve të mi zunë rrënjë në këtë truall”, thotë Ginka Gerova, një banuese e lagjes “Sarafovo” në Burgas.
Në fillim fare, të ardhurit jetojnë në kolibe të përkohshme prej kashte bashkë me kafshët e shtëpisë, ata gjithashtu ndërtojnë shtëpi prej shkurreve me gjemba, të quajtura "draki". Gjatë vitit 1922 fitojnë statusin e shtetasve bullgarë, regjistrojnë vendbanimin e tyre dhe madje zgjedhin dhe një kryetar bashkie.
“Historia e lagjes fillon me një tragjedi të madhe kombëtare dhe personale nga viti 1913 – vazhdon Ginka Gerova. - Një seri traktatesh paqësore midis fuqive të mëdha bëhen shkak që shumë bullgarë nga Trakia e Edrenesë të braktisnin vendet e tyre të lindjes, shtëpitë e tyre dhe mjetet e jetesës. Tragjedia është e madhe - dhjetëra njerëz, mes të cilave gra dhe fëmijë, janë të vrarë brutalisht.I tmerrshëm është edhe rrënimi që i ndodhi popullit bullgar në Traki.Ai vjen befas, me forcë të madhe dhe si rrufe, ka fshirë gjithçka.”
Për shkak të infrastrukturës së vet moderne dhe shtëpive luks, të zhytura në një gjelbërim, lagja “Sarafovo” sot shpeshherë është quajtur “Bevërli Hilsi i Burgasit”. Por, të gjitha këto nuk do të ekzistonin, nëse në kohën e kaluar inxhinieri Stoimen Sarafov - Shef i Drejtorisë së Përgjithshme për Strehimin e Refugjatëve, nuk kishte parë potencial për zhvillimin e turizmit detar në këtë zonë. Pikërisht përkushtimit të tij të gjithanshëm të ardhurit trakas i janë shumë mirënjohës për përmirësimin e shpejtë të vendit, për ndërtimin e rrugëve të gjera e të drejta, për ndërtimin e rrjetit ujësjellës dhe të kanalizimeve.
Inxhinieri Stoimen Sarafov lind gjatë vitit 1865 në qytetin Kjustendill. Mezi njëzetvjeçar ai mbetet jetim dhe rritet në një jetimore në qytetin Llom. Mësuesit në gjimnazin vendas venë re talentin e tij të jashtëzakonshëm matematikor. Ata mundin të mbledhin mjete dhe bashkë me një ndihmë të vogël nga ana e Ministrisë së Arsimit ta dërgojnë për të studiuar në Universitetin Politeknik në qytetin belg Gent. Pavarësisht se aty i propozojnë një vend për pedagog, inxhinieri i ri vendos se do të kthehet, “që të mund të japë kontributin e vet për zhvillimin e Bullgarisë në aspektin ekonomik dhe teknik dhe për t'u bërë një vend i begatë dhe lulëzues si Belgjika”.
Në atdhe ai zë poste në qeveritë midis viteve 1897 dhe 1931, për shkak të veprimtarisë së tij të gjithanshme e quajnë “babai i hekurudhave”, “shpirti i shoqatës bullgare inxhiniero-arkitekturore”. Por, “shpëtimtari i refugjatëve” ia lë zemrën e tij njerëzive nga Trakia e Edrenesë, ku me ndihmën e tij çdo një familje merr tokë dhe shtëpi. Inxhinieri Stoimen Sarafov dhuron po kështu dhe shumë fonde personale për ndërtimin e një shkolle për fëmijët refugjatë, u rregullon dhe bursa. I dashur shumë nga banuesit e lagjes, ata shpeshherë e ftojnë për tu bërë kumbarë ose nunë. Ai ikën nga bota ynë gjatë vitit 1931 në Vjenë, pas një sëmundjeje të rëndë. Një procesion shumëmijësh funeral me refugjatë nga i gjithë vendi e përcjell atë në udhëtimin e tij të fundit dhe në urën hekurudhore pranë stacionit të mallrave të Sofjes, dy lokomotiva me një sinjal të mprehtë i bashkohen pikëllimit.
Tani vonë banuesit e “Sarafovos” shënuan me festime dyditore themelimin e lagjes së vet. Trashëgimtarët e refugjateve të dikurshëm të Trakisë dhe sot mbajnë mend bamirësin e tyre, i cili ka vendosur melhem mbi plagët e paraardhësve të tyre. Prandaj dhe pllaka e re përkujtimore mbi vatrën e kulturës në lagje përgjithmonë do të lavdërojë emrin e tij.
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së BNR-Burgas/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BNR-Burgas, burgas.bg, arkiv
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..