Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

80% e kapaciteteve prodhuese në Bullgari janë rreth autostradës Trakia

Foto: mrrb.bg

Zhvillimi i infrastrukturës në Bullgari u diskutua në Sofje nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal në dorëheqje Grozdan Karaxhov dhe komisionerja evropiane për kohezionin dhe reformat Eliza Ferreira.

Zhvillimi i Bullgarisë gjatë 20 viteve të fundit ka rritur dallimet e saj me vendet e tjera evropiane, tha Karaxhov. 80% e kapacitetit prodhues është rreth autostradës Trakia, dhe Veriu është i varfër. Rrugët ekzistuese me dy korsi nuk mjaftojnë për të transportuar mallra. Ndërtimi i korridoreve të mira të transportit në drejtimin veri-jug do të përmirësojë lidhjen e Bullgarisë me vendet fqinje dhe portet kryesore në to, shtoi gjithashtu Karaxhov.

Sipas Ferreira, situata në vendin tonë është e ngjashme me atë në vendet e tjera evropiane 15-20 vite më parë. Ajo tha se në vitet e ardhshme vendi ynë do të ketë akses në 17 miliardë euro nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal. Megjithatë, investimet duhet të kenë prioritet në mënyrë që të jenë efektive.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..

botuar më 25-10-21 7.40.MD

Pushtetarët diskutuan të ardhmen e kabinetit në errësirë mediatike

Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..

rinovuar më 25-10-21 5.51.MD

Brenda një muaji, Bullgaria është përmendur 7 herë si një vend i lidhur me ushqime të rrezikshme

Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..

botuar më 25-10-21 4.11.MD