Më 10 qershor 2022, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) nisi zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit të Bullgarisë, duke miratuar një Udhërrëfyes me parametrat, fazat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit. Kjo ndodhi gjatë Takimit vjetor të Këshillit të OECD-së në nivel ministror, të mbajtur në Paris më 9 dhe 10 qershor 2022. Bullgaria mori ftesën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit më 25 janar 2022 dhe që të nesërmen Kryeministri Kirill Petkov konfirmoi gatishmërinë e vendit tonë për të filluar procesin e anëtarësimit. Për herë të parë, Bullgaria shprehu zyrtarisht dëshirën e saj për të marrë statusin e anëtarit të OECD në vitin 2007.
OECD u krijua në vitin 1961 me qëllim që të stimulojë politikat për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, të rrisë standardet e jetesës dhe të ruajë stabilitetin financiar.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..