Festa kishtare Shpirti i Shenjtë është ditë kujtimi kundër falsifikimit të së vërtetës historike për identitetin kombëtar dhe kulturor të bullgarëve maqedonas.
Nga viti 1912 deri në vitin 1918 Bullgaria zhvilloi 3 luftëra për bashkimin kombëtar, të cilat përfunduan me paqen e padrejtë Neuilly.
Si rezultat i Traktatit të nënshkruar në periferi të Parisit Neuilly-sur-Seine, Maqedonia e Vardarit dhe e Egjeut të banuara me bullgarë mbetën jashtë Bullgarisë. Qindra mijëra bullgarë u dëbuan dhe u bënë refugjatë. Organizata VMRO filloi një luftë për krijimin e një Maqedonie të pavarur, e cila do të ishte "Zvicra në Ballkan" dhe ku bullgarët do të kishin mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore. Në vitin 1923 VMRO filloi të festonte Shpirtin e Shenjtë si Ditën e Maqedonisë dhe të heronjve të vrarë bullgarë me mijëra procesione refugjatësh në Bullgari.
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..