Një numër raportesh për delfinët e ngordhur erdhën në Këshillin Bashkiak të Sigurisë në qytetin Ballçik që nga maji. Raportet e fundit janë nga plazhi në pushimoren Allbena gjatë fundjavës - në pjesën veriore dhe jugore të kompleksit. Janë gjithsej 25 sinjale këtë pranverë, tha për BNR Varna, Marian Cvetkov, përfaqësues i komunës. Shkaqet më të zakonshme të vdekjes së delfinëve janë si rezultat i veprimtarisë njerëzore.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...