“I përgëzoj, këta njerëz janë vërtet të guximshëm. Mafia sapo humbi partnerin e koalicionit.” Këtë e deklaroi Kryeministri Kirill Petkov në një konferencë të posaçme për shtypin të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” në lidhje me vendimin e disa deputetëve të ITN-së për largim nga partia e Sllav Trifonov. “Kur dolëm në sheshe premtuam zero tolerancë për korrupsionin”, tha Kryeministri Kirill Petkov, duke theksuar se miratimi i Ligjit për Komisionin për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Paligjshme, për reformën në drejtësi, për Prokurorin Evropian për shkak të anëtarëve të ITN vonon për 6 muaj.
"Kjo qeveri duhet të luftojë mafien dhe kjo betejë varet nga mbështetja e mjaftueshme në parlament. Nëse nuk ka mbështetje, duhet të shkojmë në zgjedhje... Ne besojmë se në këtë parlament ka njerëz që janë zotëri të vetvetes dhe do të kenë guximin të qëndrojnë qartë në anën e popullit”, shtoi Asen Vasilev.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..