Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev, pas takimit me homologun e tij gjerman, Christian Lindner, njoftoi se Komisioni Evropian po punon për blerjen e rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror për nevojat e disa vendeve, përfshirë Bullgarinë. Tani për tani Vasilev nuk ka saktësuar se nga ku do të blihet karburanti blu, si do të furnizohet dhe shpërndahet.
Christian Lindner e vlerësoi Bullgarinë për stabilitetin financiar dhe e cilësoi si "mbresëlënës" nivelin e ulët të borxhit të qeverisë. Ai kujtoi se mbështetja për anëtarësimin e vendit tonë në eurozonë nuk është çështje politike dhe Bullgaria duhet të përmbushë të gjitha kriteret e Mastrihtit, përfshirë stabilitetin e çmimeve.Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..