Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev, pas takimit me homologun e tij gjerman, Christian Lindner, njoftoi se Komisioni Evropian po punon për blerjen e rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror për nevojat e disa vendeve, përfshirë Bullgarinë. Tani për tani Vasilev nuk ka saktësuar se nga ku do të blihet karburanti blu, si do të furnizohet dhe shpërndahet.
Christian Lindner e vlerësoi Bullgarinë për stabilitetin financiar dhe e cilësoi si "mbresëlënës" nivelin e ulët të borxhit të qeverisë. Ai kujtoi se mbështetja për anëtarësimin e vendit tonë në eurozonë nuk është çështje politike dhe Bullgaria duhet të përmbushë të gjitha kriteret e Mastrihtit, përfshirë stabilitetin e çmimeve.Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..