Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Bullgarisë për të shtyrë zbatimin e dispozitës më të diskutueshme të Paketës Mobile I të BE-së për kthimin e kamionëve në vendin e tyre të regjistrimit.
Në të njëjtën kohë, Agjencia Gjermane e Zhvillimit Ekonomik në numrin e fundit të buletinit Bulgarien Aktuell të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë shkruan se krizat globale, zinxhirët e prishur të furnizimit dhe kostot e larta të karburantit ndikojnë drejtpërdrejt në industrinë e transportit dhe logjistikës dhe i përkeqësojnë problemet. Këtë e ndiejnë shpeditorët dhe për këtë arsye ata përfitojnë nga tendenca e diversifikimit të furnizimeve nga ana e kompanive, duke përdorur logjistikën nga Bullgaria.Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën me 15.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit..
Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..
Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..