Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën me 15.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit të buxheteve familjare të kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Shpenzimet mesatare tremujore totale për person në një familje në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 2861 leva (1463 euro) dhe u rritën me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton zyra jonë kombëtare e statistikave.
Të ardhurat mesatare tremujore për anëtar të familjes nga pagat u rritën me 15.5% nga 1597 leva (817 euro) në 1845 leva (943 euro).
Në strukturën e shpenzimeve totale, pjesën më të madhe e zënë shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike (30.0%), të ndjekura nga shpenzimet për strehim (16.6%), për taksat dhe sigurimet shoqërore (15.5%) dhe për transportin dhe komunikimet (11.6%).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..