Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri e transferoi çështjen e Maqedonisë së Veriut në Parlament

Kirill Petkov
Foto: BGNES

Në fillim të seancës së qeverisë, Kryeministri Kirill Petkov tha se dëshiron që çdo propozim për heqjen e vetos mbi Maqedoninë Veriore të vendoset nga Parlamenti.

“Çdo propozim i Presidencës Franceze të BE-së, një shteti anëtar apo Komisionit Evropian për të miratuar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, i cili devijon nga pozicioni kornizë i vitit 2019, do t'i përcillet menjëherë Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit Popullor”, tha Petkov. "Përfaqësuesit e Bullgarisë në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme nuk duhet të bien dakord" për këtë temë pa sanksion parlamentar, shtoi Kryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 tetorin 2025

Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..

botuar më 25-10-06 7.35.MD

Shuma nga Plani i Rimëkëmbjes varet nga përmbushja e një kushti të lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit

Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..

botuar më 25-10-06 6.46.MD
Krasimir Kojev

Rendimentet e rrushit këtë vit janë me cilësi të larta

Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..

botuar më 25-10-06 4.44.MD