Që nga fillimi i luftës në Bullgari hyrën më se 330 000 ukrainas. Te data e sotme në vend ndodhen rreth 78 mijë, pothuajse gjysma e të cilëve janë të vendosur në baza shtetërore dhe hotele në kuadër të programit të ri humanitar. Këtë e bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë.
Më shumë se 5600 qytetarë ukrainas me mbrojtje të përkohshme janë të punësuar në punë të përkohshme në Bullgari, gjë që përfaqëson mbi 15 për qind të refugjatëve të aftë për punë nga Ukraina në Bullgari. Kjo është përqindja më e lartë e refugjatëve të integruar që shteti ka arritur në historinë e tij të re dhe vetëm në 3 muaj, njofton qeveria. Ukrainasit punojnë kryesisht në hotele dhe restorante, shërbime administrative dhe mbështetëse për ndërtim, aktivitete profesionale, kërkime dhe IT. Ukrainasit janë të emëruar tashmë në degë të ndryshme si drejtues, specialistë, teknikë, staf mbështetës dhe administrativ, si dhe persona me profesione që nuk kërkojnë kualifikime të veçanta.
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është..