Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjedisi i biznesit për gratë në vendin tonë – i suksesshëm sipas të huajve dhe i vështirë sipas bullgarëve

Foto: pixabay

Më shumë se dy vjet pas fillimit të pandemisë Covid, bota ende po lufton për ta përballuar. Pamja e përgjithshme e sfidave që duhet përballuar është komplikuar nga lufta në Ukrainë, përkeqësimi i situatës ekonomike dhe politike në Evropë dhe ndryshimi i klimës. Në këtë sfond, çështja e barazisë gjinore duket të jetë ekonomikisht e parëndësishme, por në fakt është larg nga rasti. Sipas një sondazhi sociologjik të vitit 2021, bullgari beson se sa më shumë gra të marrin pjesë në politikën e vendit tonë, aq më mirë mund të zhvillohemi. Ekspertët ndërkombëtarë janë të bindur se sa më shumë gra zënë në poste të larta, aq më shumë lulëzon ekonomia e një vendi. Megjithatë, bilanci i pandemisë tregon se gratë janë viktimat e mëdha ekonomike të ditëve të sotme – për këtë kontribuon kujdesi për fëmijët, mirëmbajtja e shtëpisë dhe besimi i përbashkët se është më e lehtë për to të heqin dorë nga profesionet e tyre në emër të mirëqenies familjare. Dhe megjithëse gratë evropiane që prej kohësh nuk luftojnë për të drejtat civile bazë, ato ende po luftojnë për realizim profesional dhe njohje.

“Tema po bëhet gjithnjë e më aktuale në botën moderne dhe fatkeqësisht realiteti dhe statistikat na tregojnë se ka ende shumë për të dëshiruar” – thotë sipërmarrësja dhe konsulentja e biznesit Ivelina Atanasova-Gençev. Ajo vetë është menaxhere e tre kompanive dhe drejtuese e degës bullgare të organizatës joqeveritare botërore "Women in Tech". Sipas saj, në të gjithë BE-në vetëm 15% e kompanive janë krijuar me pjesëmarrjen e grave, dhe në mbarë botën vetëm 2% e investimeve të ofruara shkojnë për startup-et e grave. Të dhënat, thotë ajo, shpjegojnë se sa i rëndësishëm është misioni i “Women in Tech” për të mbështetur sipërmarrjen mes vajzave dhe sa e rëndësishme është me të vërtetë integrimi - jo vetëm me fjalë, por në realitet - i grave në zhvillimin e shoqërive tona, në fushën ekonomike dhe të teknologjisë së lartë.

“Ambicia e “Women in Tech” është të sigurojë mjetet që u nevojiten grave për të zhvilluar potencialin e tyre përmes teknologjisë, sipërmarrjes dhe aftësive të drejtpërdrejta drejtuese, kështu që nëse burrat nuk u japin atyre një vend në tavolinë, ato të mund të jenë një partner i barabartë për të qenë në gjendje ta zënë vendin që u takon dhe të bëhen pjesë e ekonomisë së shoqërive tona”.

Një vështrim në qëndrimet në Bullgari tregon se 20% e shoqërisë bullgare ka problem që një grua të jetë udhëheqëse e tyre. 38% e bullgarëve pajtohen se gratë në vendin tonë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë dhe 34% e bashkatdhetarëve tanë besojnë se burrat janë profesionistë më të mirë se gratë. Të dhënat në sondazhin 2021 të agjencisë Trend gjejnë një shpjegim në stereotipat patriarkale të rrënjosura në shoqërinë tonë. Ekspertët janë të bindur se me çdo brez që kalon këto qëndrime ndryshojnë. Mirëpo, nga pikëpamja e të huajve, Bullgaria është vendi me mundësitë më të mira për zhvillimin e karrierës së grave, veçanërisht në fushën e teknologjisë së lartë dhe komunikimit – këtë e tregon një analizë e fundit e agjencisë britanike të marketingut digjital “Reboot Online”.

"I kushtoj vëmendje të veçantë sipërmarrjes së grave jo për shkak të identitetit gjinor, por sepse ne si shoqëri duhet të kuptojmë dhe të pranojmë që gratë bëjnë biznes në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga burrat - thotë Ivelina Atanasova-Gençev nga "Women in Tech". - Nëse për meshkujt shpejtësia e rritjes së kompanive në startup është një faktor shumë i rëndësishëm, për femrat rëndësia sociale dhe vlera e shtuar sociale në shkallën e projekteve është udhëheqëse. Prandaj për mendimin tim është shumë e rëndësishme që burrat dhe gratë sipërmarrës të ecin krah për krah, sepse së bashku mund të bëjnë biznes të madh”.

“World Women in Tech” ka një mision ambicioz për të ndihmuar 5 milionë gra dhe vajza në mbarë botën “të përqafojnë” teknologjinë deri në vitin 2030. Dhe ngjarja e fundit e madhe në zbatimin e kësaj detyre ishte një forum biznesi i organizuar në fillim të qershorit në Paris nën moton “HERoes Shaping tomorrow“. Bullgarinë ia prezantoi Milla Ençeva, menaxhere e projekteve IT në një kompani të madhe bullgare. Sipas fjalëve të saj, këto dy ditë kanë qenë jashtëzakonisht frymëzuese për të në rrugën që ka zgjedhur të ndjekë. "Gjërat e vogla të përditshme që bëjmë për të pasur barazi dhe “një lojë të ndershme” e ndryshojnë mjedisin," beson ajo.

“Duhet të ketë barazi për të gjithë dhe të fitojnë më të mirët”, përfundon me buzëqeshje Milla Ençeva.

Përpiloi: Vesella Krësteva  /është përdorur intervista e Milla Goleminovës, BNR - Radio Sofja/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: pixabay, Facebook/womenintech.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD