Ditën e premte para mesditës do të jetë me diell. Më pas në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë vranësira vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 30 gradë, në Sofje rreth 26 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 23-24 gradë, të ujit të detit 20-22 gradë. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.
Mbi male pasdite do të përhapen shtëllunga resh, në masivët e Bullgarisë Perëndimore të shoqëruara me shi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 19 gradë, në 2000 m deri në 12 gradë.
Të shtunën reshjet do të vazhdojnë kryesisht në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore dhe në rajonet jugperëndimore.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..