Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa përditësimin e buxhetit, shpenzimet e borxhit të qeverisë do të rriten

Ministri i Financave Asen Vasilev
Foto: BGNES

Nëse përditësimi i buxhetit nuk miratohet, kostoja e shërbimit të borxhit të qeverisë do të jetë më e lartë. Nga foltorja e Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Asen Vasilev theksoi se me ndryshimet në buxhet parashihet që kufiri i borxhit të ri të qeverisë këtë vit të rritet nga 1,5 miliardë euro në 5 miliardë e 150 milionë euro.

Sipas fjalëve të Vasilevit, rritja do të përdoret për shlyerjen e borxhit të vitit të ardhshëm, me diferencë që ka gjasa të jetë gati 1 përqindje. Kjo për një shumë prej 3 mlrd për 10 vitet në vijim është një shpenzim i konsiderueshëm për buxhetin, i cili mund të kursehet nëse borxhi emitohet këtë vit, shpjegoi Vasilev.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Gjyqtarëve paralajmëroi për një kërcënim nga një program kompjuterik antivirus

Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..

botuar më 25-11-26 12.06.MD
Bojko Borisov

Sipas shumicës në pushtet, protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..

botuar më 25-11-26 11.47.PD

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD