Tri partitë opozitare në Parlamentin bullgar (GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Vëzrazhdane”) dhe partia e Sllavi Trifonovit "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila u shkëput nga koalicioni në pushtet, rrëzuan kryetarin e Kuvendit Popullor Nikolla Minçev me 125 vota, duke na sinjalizuar se çfarë do të ndodhte në më pak se një javë. Salla plenare do t'i votojë mosbesim qeverisë së koalicionit të Kirill Petkovit.
"Ajo që ndodhi nuk është një surprizë për askënd, ishte diçka e pritur, siç është e pritur ajo që do të ndodhë gjatë votimit të mosbesimit ndaj qeverisë javën e ardhshme. Unë mbeta me një ndjenjë déjà vu, kur në vitin 1992 DPS rrëzoi qeverinë e Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS). Në përgjithësi,. kështu ndodhi edhe sot - 30 vjet më vonë " - kështu Zëvendëskryeredaktorja e gazetës "Sega" Maria Stojkova e komentoi largimin e Nikolla Minçev, pjesë e partisë në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin”, nga posti i kryetarit të Parlamentit. Ngjarjet në Kuvendin Popullor shkaktuan një reagim të shpejtë publik dhe një numër i madh njerëzish u mblodhën para Parlamentit në mbështetje të kryetarit aktual. Aksioni u organizua në Facebook dhe zgjati deri në mesnatën e 16 qershorit.Ngjarjet para Kuvendit Popullor rikthyen kujtimin e verës së vitit 2020, kur bullgarët dolën në rrugë, duke kërkuar ndryshimin e qeverisë së vendit. Pasuan tre zgjedhje, derisa qeveria e koalicionit, në krye të vendit tonë sot, u ngarkua me pritshmëri të mëdha për një ndryshim të status quo-së. Nëse rigrupimi parlamentar do të çojë në zgjedhje të reja të parakohshme, mbetet për t'u parë. Megjithatë, njerëzit në shesh u shprehën kategorikisht se janë të lodhur nga “mizoritë në Kuvendin Popullor”.
Ku “u thye” qeveria?Sipas politologut Tonço Kraevski, në momentin kur koalicioni qeverisës e ka arritur qëllimin e tij - largimin e pushtetarëve të mëparshëm nga pushteti, ka filluar të krijohet një përçarje e re në politikë.
“E gjithë situata sociale dhe botërore ndryshoi, d.m.th. dallimet që atëherë ishin kryesore nuk janë më aq të rëndësishme, por u shfaqën të tjera - lufta në Ukrainë, kriza energjetike, çështja e Maqedonisë Veriore dhe heqja e vetos – gjëra, për të cilat nuk flitej kur u formua koalicioni, sepse askush nuk e ka imagjinuar se ato do ta preknin kaq shumë shoqërinë”.
Sipas Kraevskit, nisma legjislative e mazhorancës së mëparshme nuk ka gjetur një shprehje kuptimplotë - "Ata nuk arritën të shprehin në iniciativën e tyre legjislative se si e imagjinojnë zero tolerancën ndaj korrupsionit, përveç zgjedhjes së njerëzve të denjë në pushtetin ekzekutiv. Dhe tani lind pyetja cilët janë të ndershëm”.
Gazetarja Maria Stojkova shënoi mungesën e përvojës politike të partisë në pushtet si arsye për shpërbërjen e koalicionit:
“Po të ishin politikanë më me përvojë, ky koalicion mund të mbijetonte. Sherret e dy javëve të fundit treguan se aty nuk ka pasur bisedime koalicioni. Në këtë kuptim, ata duhej të bënin më shumë përpjekje për të krijuar një koalicion më të bashkuar, sepse spekulimet janë të shumta dhe është e vështirë të shihet e vërteta".
Lufta në Ukrainë gjithashtu e ka kontributin e vet, duke ndryshuar prioritetet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe të ITN. Diversifikimi i energjisë i Bullgarisë është arritja më e madhe e qeverisë, sipas Stojkovës:
“Kam frikë se kur të rrëzohet kjo qeveri, sido që të ndodhë, ne do të kthehemi dhe do të lidhet sërish një kontratë me Gazpromin. "
Siç duket çështja e madhe energjetike sikurse mbeti në plan të dytë dhe si arsye e kolapsit të koalicionit u nxor politika për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Komploti politik është ende në zhvillim. Sipas rregullores së Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit të tij të ri, ushtrues detyre do të jetë nënkryetari i tij, i cili është përfaqësues i grupit më të madh parlamentar. Ky është Mirosllav Ivanov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Ai duhet të caktojë se kur do të zhvillohet debati për mosbesimin. Kjo mund të ndodhë jo më vonë nga e mërkura, më 22 qershor.
Përpiloi: Elena Karkallanova (është përdorur intervista e Diana Jankullovës, BNR-Horizont)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..