Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 21 qershorin 2022

Paralajmërim për erëra të forta ka në gjysmën e rretheve të vendit

Foto: BGNES

Ditën e martë do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira të përkohshme nga veriperëndimi në juglindje, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje shiu të shkurtër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 deri në 34 gradë, në Sofje rreth 29 gradë. Do të fryjë erë në Rrafshinën  e Danubit.

Në bregdetin e Detit të Zi pasdite do të mbajë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Temperaturat e ajrit do të jenë nga 29 deri në 33 gradë, ujit të detit 22-24 gradë. Lëvizja e detit është deri në 2 ballë.

Mbi male do të mbajë mot me diell me reshje të shkurtra të izoluara në disa vende pasdite. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 23 gradë, në 2000 m deri në 15 gradë.

Ditën e mërkurë moti do të mbetet i pandryshuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov (majtas) dhe Mark Rutte

Ivan Kondov dhe kreu i NATO-së diskutuan situatën në rajonin e Detit të Zi

Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim dypalësh me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte. Të dy diskutuan prioritetet në qasjet..

botuar më 24-12-03 4.01.MD
Natalija Kisellova

Forca e pestë parlamentare kërkon mbështetje për kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit Popullor

Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të mbledhjes së mbështetjes për kandidaten e saj për postin e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të..

botuar më 24-12-03 3.19.MD
Stojan Mavrodiev

Gjykata e Apelit konfirmoi urdhrin evropian për arrestin e një ish-drejtori të BBR

Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan Mavrodiev. Kërkesa kundër ish-drejtorit ekzekutiv të Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR) në pronësi të..

botuar më 24-12-03 2.01.MD