Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për në BE, vendosi Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme në nivel ambasadori. Kjo është shkruar në projektvendimin, i cili do të miratohet nga liderët e BE-së më 23 qershor, njoftoi agjencia ukrainase UNIAN.
Rusia po imiton sulme me raketa kundër Estonisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Talin. Sipas Bloomberg, kjo ka ndodhur më 18 qershor, kur në 2 minuta një helikopter rus Mi-8 ka hyrë në territorin e Estonisë pa leje me transponderin e njohjes të fikur. Estonia deklaroi se provokimi kërcënues kundër një anëtari të NATO-s është bërë qëllimisht nga Moska përpara takimit të aleancës në Madrid dhe pasi Lituania vendosi sanksione të BE-së ndaj enklavës ruse të Kaliningradit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara i përkrahin fort aleatët të NATO-s, raportoi AFP. Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe parimi se një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve ne është "i hekurt", tha Price. Më herët, Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, kërcënoi Lituaninë se do të vuajnë pasi Vilnius vendosi të kufizojë tranzitin e mallrave në Kaliningrad.Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha..